Autoritetet e udhëhequra nga Hamasi kanë raportuar se janë vrarë 18 palestinezë pas një sulmi ajror izraelit në Kishën e Shën Porphyrios në Gaza.

Kisha ortodokse greke në Rripin e Gazës po strehonte qindra palestinezë të zhvendosur kur u godit gjatë natës.

Ushtria izraelite ka thënë se një pjesë e kishës u dëmtua në një sulm ndaj një qendre komandimi militantësh dhe se po shqyrtonte incidentin.

I emëruar në nder të peshkopit të Gazës nga viti 395 dhe 420, Kisha e Shën Porfirit gjendet në seksionin al-Zajtun të Qytetit të Vjetër të Gazës. Kisha ka mure të trasha gëlqerore dhe brenda ka ikona kishtare dhe në tavanin e tij ka piktura të ndryshme.

Ndërtesa u shndërrua në xhami në shekullin e shtatë, para se një kishë e re të ndërtohej në shekullin e dymbëdhjetë gjatë kryqëzatave.

Shpërthimi në këtë kishë vjen në kohën kur Izraeli është zotuar se do të kryejë një pushtim tokësor të Gazës të banuar me 2.3 milionë palestinezë, në kundërpërgjigje të sulmeve të Hamasit.

 

/TV Malisheva

Share.