Avokati Kastriot Feka ka njoftuar se për mbi 5 mijë policëve të Policisë së Kosovës iu është njohur e drejta e kompensimit të pagës së 13-të, shpërblimin jubilar si dhe shpërblimet e shtesave në pagë për kualifikim shkollor.

Përmes një postimi në Facebook, Feka ka bërë të ditur se Gjykata Supreme e Kosovës ka dhënë përkrahjen e saj për kërkesat e tyre të kohëve të fundit.

Postimi i plotë:

Me një dritë optimizmi dhe krenarie, dëshirojmë t’ju njoftojmë se drejtësia ka fituar dhe të drejtat e mbi 5 mijë policëve të Kosovës janë njohur. Gjykata Supreme e Kosovës ka dhënë përkrahjen e saj për kërkesat tona të kohëve të fundit.

Në respekt të punës dhe angazhimit të palodhshëm të policëve, po ju kompensohen të drejtat që ju takojnë, duke përfshirë:

Paga e 13-të për vitet 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022

Shpërblimi jubilar për vitet 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022

Shpërblimet e shtesave në pagë për kualifikim shkollor për vitet 2018, 2019, 2020, 2021 dhe 2022.

Ne ju falënderojmë që keni pasur besim në punën tonë dhe për bashkëpunimin tuaj të vyer. Po ashtu, duam të shprehim mirënjohjen më të thellë ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës për durimin dhe angazhimin e tyre.

Ky sukses është një kujtesë për punën e palodhshme të të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë rrugëtim drejt drejtësisë.

/TV Malisheva

Share.