Në Kosovë po organizohet një marsh pro Palestinës. Ky marsh po mbahet në Prishtinë nga ora 13:30.

Gazeta Insajderi po qëndron te Xhamia e Madhe në Prishtinë, aty janë parë dhjetëra që janë mbledhur qytetarë për të shprehur mbështetjen për Palestinën.

Ndryshe tashmë kanë kaluar dy javë që kur grupi terrorist i Hamasit ka filluar sulmin e paprecedentë ndaj Izraelit duke vrarë më shumë se 1 mijë e 400 njerëz dhe duke i marrë peng rreth 200 të tjerë.

Pas sulmeve të Hamasit, Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore, ku zyrtarët palestinezë thonë se më shumë se 4 mijë njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori.

/TV Malisheva

Share.