Policia e Qipros njoftoi të shtunën se i ka arrestuar katër persona nën dyshimin se e hodhën një mjet të vogël shpërthyes në afërsi të Ambasadës së Izraelit në kryeqytetin qipriot, Nikozia.
Shpërthimi nuk ka shkaktuar dëme, sipas Policisë.
Policia nuk tregoi nëse mjeti shpërthyes i gjetur vetëm 30 metra larg Ambasadës izraelite lidhej me luftën e Izraelit në Rripin e Gazës.
Vendet e Bashkimit Evropian i kanë rritur masat e sigurisë qëkur grupi militant palestinez, Hamas, kreu sulme brenda qyteteve izraelite në jug të vendit më 7 tetor, duke e nxitur Izraelit të nisë fushatë bombardimesh në Gazë.
Katër të arrestuarit, të moshës mes 17 dhe 21 vjeçe, sipas Policisë, akuzohen për tentim shkatërrimin e pronës duke përdorur mjete shpërthyese, posedim apo përdorim të mjeteve shpërthyese dhe posedim të thikës.