Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Të njëjtit në shumë raste i përdorin ato për t’i kërcënuar të tjerët, e në rast edhe më të këqija, gjuajnë me to.

Një rast i tillë ka ndodhur në fundi në rrugën ‘Mon Balaj’ në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar një 25-vjeçar, derisa ndodheshin në veturat e tyre.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i riu ka denoncuar rastin në Polici, ku ka pohuar se i dyshuari gjatë anashkalimit e ka kërcënuar me armë zjarri.

Si rezultat i denoncimit, 67-vjeçari ëstë shoqëruar në stacion policor, ku ka mohuar të ketë pasur armë me vete. Bazuar në dëshminë  e tij, ai ka pasur në dorë një copëz druri.

Me urdhër të prokurorit, i moshuari është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

/TV Malisheva

Share.