Prokuroria Themelore e Pejës ka zhvilluar një aksion sekuestrimi ndaj një gurthyesi të komunës së Pejës.
Aksioni ka ndodhur me pretekstin e punimeve ilegale, nxjerrjes së zhavorit dhe shkaktimit të dëmeve përkatëse në fshatin Poçestë të Pejës, ku edhe është zhvilluar.
Lajmin për ‘RADIO 1’ e ka konfirmuar Prokurorja e rastit Arlinda Nallbani Gacaferi.
“Ju deklarojë se bëhet fjalë për një aksion të gjërë i cili është zhvilluar nga e diela e kaluar. Puna intensive dhe zbulimi ka çuar deri tek konfiskimi i sontëm i makinerisë së një operatori gurthyes të komunës së Pejës, i cili ka operuar ilegalisht. Është zënë duke vepruar në fshatin Poqestë ku edhe është bërë konfiskimi i makinerisë së rëndë me të cilën ka operuar dhe i njejti mbetet nën autoritetin e prokurorisë deri në një vendim të Gjykatës. Pra është ndaluar veprimtaria e atyre mjeteve vepruese. Nga aksioni, nuk ka të arrestuar. Është kjo një punë e mirë e bashkëpunimit të organeve të rendit dhe zbatimit të ligjit”, deklaroi prokurorja Nallbani Gacaferi.
/TV Malisheva