Pavarësisht dëshirës për të qëndruar te Real Madridi, Mariano Diaz do të largohet nga klubi madrilen. Drejtuesit e skuadrës mbretërore e kanë nxjerrë serish lojtarin në merkato dhe me shumë mundësi në muajin janar futbollisti do t’i thotë lamtumirë ekipit të drejtuar nga Zidane.
Gjatë verës për 26-vjeçarin u interesuan shumë ekipe si Milani e Roma, por gjithashtu edhe Schalke, por futbollisit nuk pranoi të largohej nga Madridi. Qëllimet e klubit janë të qarta kundrejt futbollistit, i cili gjatë merkatos së dimrit mund të largohet për shumën e 25 milionë eurove.