Një person është gjetur pa shenja jete sot pasdite në komunën e Leposaviqit. Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim nisi kërkimet mëngjesin e sotëm, pasi viktima ishte raportuar në Polici si person i zhdukur.

Viktima është qytetari i nacionalitetit serb, Lubisa Kovaceviq, 61-vjeçar.

Sinjalizuesi nga Veriu, bën me dije se i ndjeri kishte lënë një letë lamtumirëse për familjarët e tij, gjë e cila kishte alarmuar vajzën që të kërkojë ndihmën e Policisë.

Në letrën të cilën e ka siguruar Sinjali, 61-vjeçari ka njoftuar familjarët se do të shkojë ‘në rrugë pa kthim’, teksa u ka kërkuar atyre edhe falje për të gjitha.

Siç thuhet në njoftimin e Shoqatës së Kërkimit dhe Shpëtimit, trupi i pajetë i viktimës është gjetur rreth orës 17:00 dhe i njëjti i është dorëzuar organeve kompetente.

/TV Malisheva

Share.