Mbrëmjen e së shtunës disa zjarre janë përhapur në lagje të ndryshme të Prishtinës.
Rreth orës 19:30 në bregoren e Sofalisë është parë një zjarr që ka përfshirë barishtet dhe hamulloret.
Zjarre të mëdha janë përhapur edhe në lagjen Kodra e Trimave të Prishtinës.
Nga banorët raportohet se zjarri që ka përfshirë barishtet ka rrezikuar edhe shtëpitë.
Komandanti i Zjarrëfiksve në Prishtinë, Mal Gashi, ka deklaruar se i gjithë zjarri është shuar për shkak të shiut që ka filluar në kryeqytet.
“Zjarret janë shuar, u kanë zjarr i madh, sipërfaqe e madhe e përfshirë”, është shprehur Gashi.
Ditë ma parë zjarre të ngjashme kishin përfshirë edhe hamulloret në Veternik.
Komuna kishte bërë apel te qytetarët që të mos ndezin barishte e hamullore.
/TV Malisheva