Policia, përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar për tri raste të ndara për persona që janë zhdukur.
Rasti i parë është në Pejë, ku një grua e ka raportuar të zhdukur motrën e saj.
“PERSON I ZHDUKUR- Rr. Hoxhë Tahsini, Pejë 20.10.2023-13:50. Me datë 21.10.2023 ankuesja nga Kosova ka raportuar se, me datën e cekur motra e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”
Ndërsa në Gjakovë, një burrë e ka raportuar të zhdukur djalin e tij.
“Rr. Pashko Vasa, Gjakovë. 19.10.2023 – 14:00. Ankuesi mashkull nga Kosova ka informuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.”
Vajzën e saj e ka raportuar të zhdukur edhe një grua në Leposaviq.
“PERSON I ZHDUKUR- Leposaviq. 20.10.2023 – 05:00. Ankuesja nga Kosova ka informuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.”
Policia ka thënë se rastet po hetohen.
/TV Malisheva