Tu mësosh serbëve historinë e vërtetë për tokat shqiptare, është njëlloj si të mundohesh t’i mësosh deles matematikë. Është e pamundur të diskutosh me ta duke u bazuar në fakte.
Meqenëse Z. Vuçiç (dhe populli serb) është kaq i obsesionuar me Kosovën dhe na paraqet biles edhe simbolin serb mbi territorin e Kosovës, e pra, le ti kujtojmë disa fakte historike të së shkuarës:
Rreth fundit të shek. VI ishin verifikuar ngulitje grupesh sllave në Gadishullin Ballkanik (R. J. H. Jenkins, Byzantium and Byzantinism, 21 sgg.); mbas humbjes së ekspeditës ushtarake danubiane të Mauricios (perandorit bizantin), ngulitja sllave nisi në shkallë të gjerë. Hordhi të pafundme Sllave dhe Avare u dynden në gjithë Gadishullin Ballkanik deri në brigjet e Adriatikut në perëndim dhe të detit Egje në jug dhe në lindje. Mbas shkatërrimeve të tmerrshme dhe plaçkitjeve pjesa më e madhe e Avareve u rikthye sipër Danubit, ndërsa Sllavët u ngulitën në Gadishull dhe uzurpuan territorin. Dominimi bizantin në Ballkan ra. Jo vetëm provincat danubiane, por edhe e gjithë Maqedonia u zaptuan nga masa të pafundme Sllavësh dhe Traka u shkatërrua deri tek muret e Kostandinopojës. Veçanërisht të egra ishin sulmet kundër Selanikut, i cila u rrethua dhe u sulmua vazhdimisht prej hordhive sllave dhe avare (Miracula S. Demetri, sulmet e viteve 616 dhe 618. Cfr. Barisiç, Cuda Dimitrija Solunskog, 81 sgg.). Po kaq të kërcënueshme ishin bastisjet në Dalmaci. Rreth vitit 614 u shkatërrua Salona, qendra administrative romake-bizantine në Dalmaci, dhe kështu u sanksionua edhe rënia e dominimit të kulturës bizantine në pjesën perëndimore të Gadishullit. Përveç Salones dhe qyteteve të tjera dalmate, ranë në këtë periudhë në duart e pushtuesve sllavë edhe pjesa më e madhe e qyteteve më të rëndësishme të gjithë Gadishullit Ballkanik, si Singiduno (Beogradi), Viminacio (Kostolac), Naisso (Nish), Serdica (Sofia). Fortesat e vetme të fuqisë bizantine të cilat rezistonin në Gadishullin Ballkanik- përveç Kostandinopojes-…[…]…ishin Iader (Zadar, Zara), Trau (Trogir), Budua (Budva), Shkodra (Skadar) dhe Lisso (Lezha) (K. Jeriçek, Die Romanen in den Stadten Dalmatiens, I (1901), 21 sgg.,& Geschichte, I, 93 sgg.; Sisiç, Povijest, 232; Niederle, Manuel, 65 sgg., 103 sgg.)”
Shkëputur prej: Georg Ostrogorsky “Historia e perandorisë Bizantine”, f. 85-86.
Pra, i nderuar Z. Vuçiç, historia nuk gabon, Sllavet kurrë nuk ndërtuan në Ballkan, përkundrazi, janë shquar si grupe- popujsh shkatërrimtar. Këtë gjë e vërteton jo vetëm historia e shkuar, por edhe ajo bashkëkohore!
/TV Malisheva