Ka pak muaj që janë bashkë por duket se lidhja e tyre po bëhet akoma më serioze.

Historia e dashurisë se Dua Lipës dhe Anwar Hadid ka vetëm pak muaj, megjithatë gjërat mes tyre po avancojnë shumë shpejt. Tashmë Dua është bërë pjesë e pandarë e familjes Hadid dhe kalon një pjesë të mirë të kohës me ta.

Ditën e djeshme ajo ka qenë së bashku me motrat e Anwar dhe nënën e tij në një shëtitje me kuaj, transmeton lapsi.

Yolanda ka publikuar në Instastory një foto ku shfaqen të gjithë dhe në të shkruan: “Koha për familjen”.

Kjo foto është ri-postuar edhe nga Dua Lipa, e cila tashmë ndihet si pjesë e familjes së tyre. Kujtojmë se Anwar në fillim të muajit gusht vizitoi Kosovën, dhe ‘dhëndrit’ të ri i pëlqeu shumë ky vend.

Mesa duket familjet e tyre kanë aprovuar lidhjen dhe nuk do të habitemi aspak nëse dëgjojmë ndonjë lajm fejese.

Share.