Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar vizitën e fundit të emisarëve evropian e amerikan në Kosovë.
Haziri në një postim në Facebook ka shkruar se zhvillimet e ditëve të ardhshme do të jenë shokuese për siç ka thënë ai “besimtarët e të majtës së Albin Kurtit”.
Numri dy i LDK-së, ka shtuar se pas vizitës së emisarëve, Qeveria dhe Presidenca duhet të organizojnë zgjedhjet në katër komunat në veri, si dhe të shkruajnë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Haziri më tej ka theksuar se Kurti duhet t’i tregojë popullit se pse po ndodhë kjo dhe pse para shtatë vitesh u desh që ti bënte veprimet siç i quan ai banditeske duke ua pamundësuar qytetarëve lëvizjen pa viza.
Postimi i plotë:
Zhvillimet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit
Nga vizita e djeshme e pesëshes, Qeveria e Albinit dhe Vjosës duhet me i organizua zgjedhjet në 4 komunat veriore të Mitrovicës dhe me shkru draft-statutin e Asociacionit (Zajednicës së VV-së).
Kur?
Menjëherë. Ndërkaq, me 8 nëntor duhet me i tregu Këshillit Evropian. Para tij, duhet me i kallxu popullit të Republikës pse po ndodhë, se je ardhë në Zyrën e Kryeministrit tue kundërshtu, protestu e lëndu policë, tue djegë e ataku edhe familjen e Kryeministrit të Kosovës atëherë. Po ashtu, duhesh me i kallxu popullit përse u desh që t’i bësh këto veprime banditeske para shtatë vitesh, duke ua pamundësua qytetarëve lëvizjen pa viza!
Zhvillimet e ditëve të ardhshme, kanë me qenë shokante për besimtarët e të majtës së Albin Kurtit, por nuk ka asgjë më fantastike se realiteti!
/TV Malisheva