Sot, kujtojmë jetën dhe veprën e ideologut dhe atdhetarit të shquar shqiptar Abdyl Frashëri (1839-1892).
Muzeu Historik Kombëtar sot përmes një postimi në Facebook kujton veprimtarinë e atdhetarit të shquar shqiptar, Abdyl Frashëri.
Abdyl Frashëri ishte ideolog e atdhetar i shquar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare si dhe një nga drejtuesit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Lindi më 29 Gusht 1839 në fshatin Frashër të Përmetit. Gjatë Krizës Lindore të viteve ’70 të shekullit XIX u shqua si personalitet politik.
Vdiq në Stamboll më 23 Tetor 1892. Eshtrat e tij u sollën në Tiranë në vitin 1978, me rastin e 100 vjetorit të formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Postimi i plotë:
/TV Malisheva