Ka hyrë sot në fuqi vendimi me të cilin disa linja të autobusëve të Trafikut Urban në Prishtinë, kanë ndryshuar rrjedhën e qarkullimit.
Komuna e Prishtinës para disa ditësh kishte njoftuar se vendimi do të hynte në fuqi më 23 tetor 2023.
“Ju njoftojmë se nga data 23 tetor 2023, “Trafiku Urban” fillon zbatimin e vendimit të Kryeqytetit për ndryshime në shtrirjen e rrjedhës së autobusëve në linjat: 1, 1A, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C”, kishte njoftuar komuna.
Gjithashtu është funksionalizuar linja Nr: 19 Prishtinë – Kishnicë sipas orarit të mëposhtëm.
“Prishtinë: 06:30, 11:30, 16:30 dhe 19:30. Kishnicë: 07:00, 12:00, 17:00 dhe 20:00”, thuhet tutje.
“Stacioni fillestar i kësaj linje do të jetë te rrethi i Flamurit, ndërsa ai përfundimtar tek rruga “Ibrahim Rugova” në Kishnicë. Këto ndryshime janë bërë me qëllim të përmirësimit të shërbimit dhe efikasitetit të transportit publik në kryeqytet”, thuhej në njoftimin e komunës.
/TV Malisheva