Një urim i Papa Françeskut për të rinjtë shqiptarë, është shpëndarë sot në rrjetet sociale, marrë nga profili i Imzot Arjan Dodaj.
Vetë Dodaj shprehet: “Papa Françesku e don shumë popullin tonë.Të dashur miq, sot ju bëj surprizën e përshëndetjes që i kërkova për ju Papa Françeskut.”
“Për ju të rinj shqiptarë, një urim të përzemërt! Ju uroj më të mirën dhe punoni për atdheun, që atdheu të ecë përpara. Atdheu ka nevojë për ju. Zoti ju bekoftë! Shën Maria ju ruajttë! Lutuni për mua!”, këto janë fjalët të cilat Papa Françesku ia dedikon të rinjve shqiptarë.
Ishte 21 shtatori i vitit 2014, kur Papa Françesku vendosi papritmas të vinte në Shqipëri, në vizitën e tij të parë evropiane që nga fillimi i papnisë.
Papa Bergoglio erdhi në Shqipëri, 21 vite pas Papës shenjt Gjon Pali II, i cili, më 25 prill 1993, rivendosi hierarkinë e Kishës Katolike të dalë nga vitet e tmerrshme të persekutimit ateisto-komunist.
/TV Malisheva