Një person është gjetur pa shenja jete tek penda e Livoqit në Gjilan. Sipas policisë, trupi i pajetë i përket një gruaje rreth moshës 40 vjeçare. Po ashtu, dyshimet e para janë se e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar rastin.

Policia gjendet në vendngjarje.

“Stacioni Policor Gjilan sot me datën 23.10.2023 rreth orës 14:47 ka pranuar informacion përmes linjës 192 ku dyshohet se një femër kosovare shqiptare është vetëvrarë tek penda e Livoqit. Njësitet policore i janë përgjigjur menjëherë thirrjes, është njoftuar edhe emergjenca e spitalit të Gjilanit dhe njësiti i zjarrfikëseve. Nga vendi i ngjarjes raportohet se sipas mjekut kujdestar viktima femër rreth 40 vjeçare është pa shenja jete. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësite policore relevante të cilat janë duke i hetuar rrethanat e rastin në koordinim me prokurorin e shtetit”, tha ai.

/TV Malisheva

Share.