Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se në fjalimin e saj në Këshill të Sigurimit të OKB-së sonte do t’ia “paraqesë botës se si jeton populli serb në Kosovë e M.”.

Ajo tha për Tanjug, në prag të seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, por se ajo nuk beson se Prishtina do të pajtohet me të.

“Nuk është e lehtë të kesh shans për t’ia paraqitur botës se si jeton populli serb në Kosovë dhe M. dhe këto nuk janë kushte në të cilat dikush duhet të jetojë – kushte të terrorit sistematik, poshtërimit, torturës – dhe se nga ta pritet që të pranojnë këtë apo të largohen, apo t’i provokojnë që të bëjnë rezistencë të dhunshme, gjë që do ta dënojmë, por mund ta kuptojmë, sepse nëse dikush qëllon mbi fëmijën tuaj dhe nesër lirohet, atëherë fëmija do t’ju pyes pse”, tha Bërnabiq, transmeton “Tanjug”.

/TV  Malisheva

Share.