Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit të motit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.
/TV Malisheva