Një të dyshuarit në Pejë i janë gjetur dhe konfiskuar nga Policia tri qese me substansa narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Kokainë.

Në konsultim me prokurorin është bastisur shtëpia e te dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë automatike AK-47, dy karikator me 51 fishek të njëjtës arme, 35 fishek te kalibrit 9×19 mm, një peshore digjitale, disa qese të zbrazëta të ngjashme me ato që iu janë gjetur me substanca narkotike, 1850 euro para të gatshme dhe një telefon celular. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet ne mbajtje.

Share.