Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetin social, facebook ka njoftuar se së bashku me Ministrinë e Kulturës po e rikthejnë Pallatinë e Rinisë në kryefjalën e kryeqytetit dhe se do të jenë gjithmonë të gatshëm dhe bashkëpunues për të mirën e qytetarëve.
Postimi i tij i poltë dhe pa ndërhyrje:
Po i kthehet gjallëria Pallatit të Rinisë!
🤝Për ngjarje të mëdha kulturore e me shumë rëndësi duhet bashkëpunimi.
Së bashku me Ministrinë e Kulturës po e rikthejmë Pallatinë e Rinisë në kryefjalën e kryeqytetit. Po e kthejmë në skenën më të madhe të muzikës shqipe, ku për tre netë me radhë do të zhvillohet për herë të parë Festivali i Këngës në RTK.
E kemi pastruar në tërësi sallën e djegur të Pallatit dhe tani po ja lëmë të kaluarës. Këtë javë kjo hapësirë do të mbushet me njerëz si dikur, do të brohorasin për këngën e këngëtarin e preferuar, do të kënaqen me tingujt e magjishëm të muzikantëve tanë, nën organizimin e jashtëzakonshëm e me plot përkushtim të drejtorit të festivalit, Adi Krasta.
Ne si Kryeqytet bashkë me Pallatin e Rinisë dhe Ndërmarrjen Publike Banesore kemi ndarë 350 mijë euro investim për ta jetësuar këtë projekt të ringjalljes së ikonës së Kryeqytetit.
Gjithmonë te gatshëm dhe bashkëpunues për të mirën e qytetarëve tanë.
/TV Malisheva

Share.