Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Dendias.
Në një postim në platformën X, Kurti ka bërë të ditur se kanë diskutuar për sulmin terrorist në Banjskë dhe si policia e Kosovës parandaloi që ky grup terrorist ta bënte planin e tyre një konflikt më të madh.
Ai ka thënë tutje se kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin me KFOR-in për patrullimin në veri.
“I kënaqur që takova Ministrin e Mbrojtjes së Greqisë. Diskutuam për sulmin terrorist dhe se si trupat paraushtarake u penguan të zbatonin planin e tyre në një konflikt më të madh. Ne diskutuam edhe bashkëpunimin me KFOR-in për patrullimin e kufirit me Serbi”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Greqisë, ku do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike.
/TV Malisheva