Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vizituar sot Hysni Gucatin, i cili para disa ditësh u lirua nga Gjykata e Hagës.
Më një postim në Facebook, Aliu i cili vjen nga radhët e Vetëvendosjes ka uruar që sa më shpejt të lirohen edhe “çlirimtarët e tjerë të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë”.
Aliu ka postuar dhe një fotografi nga oda e Gucatit, në Morinë të Skenderajt.
/TV Malisheva