Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila duke folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë pas sulmit të 24 shtatorit tha se nuk është gjendje lufte.
”Termi i sulmit apo konflikti që u parandalua sukseshëm në veri më 24 shtator ishte përpjekje e drejtpërdrejt e vënies në kontroll të një territorit të Kosovës”, tha Kusari-Lila.
Ftesa për dialog, a i tha Kurti PO Brukselit?
Bashkimi Evropian konfirmoi se Kurti dhe Vuçiq janë ftuar në Bruksel në margjinat e samitit të Këshillit Evropian të enjten.
Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në emisionin ”Click” të RTV21 tha se është herët të thuhet se a do marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në këtë takim.
”Është herët të konfirmohet pasi që ftesat janë konfirmuar sot pasdite perderisa Kurti është në vizitë jashtë vendit”, tha Osmani.
Kusari-Lila tutje tha se Kosova e ka parë dialogun në vazhdimësi si rrugën e vetëm për zgjedhjen afatgjate dhe paqes në Ballkan.
/TV Malisheva