Ka humbur jetën dje një pjesëtar i KFOR-it shkaku i një aksidenti të rëndë që ndodhi në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Leshan.
Përmes një komunikate nga KFOR-i bëhet e ditur se ushtari që humbin jetën në aksident ishte nga Italia.
“Ushtari italian shërbente në bazën e KFOR-it në Novosellë dhe ai ishte viktimë e një aksidenti rrugor derisa ai ishte brenda një VM90” njofton KFOR.
KFOR tutje bëri të ditur se ushtari, në gjendje kritike dhe pa ndjenja, u transportua menjëherë me helikopter drejt Spitalit Amerikan në Prishtinë dhe pastaj janë njoftuar për vdekjen e tij.
E ministri i Mbrojtes i Italisë, Guido Crosetto, ka bërë të ditur se ushtari i KFOR-it që humbi jetën në aksidentin e djeshëm, është Claudio Cadeddu.
“Me dhimbje të mdhe shpreh ngushëllimet e mia për gruan, vajzën dhe familjen e Claudio Cadeddu, shërbëtorit të Italisë në ushtrinë italiane, viktimë e një aksidenti tragjik rrugor në Kosovë. Mirupafshim Caudio”, ka shkruar ministri Cadeddu.
Con enorme sofferenza, esprimo la mia vicinanza e vorrei stringere in un ideale abbraccio la moglie, la figlia ed i familiari di Claudio Cadeddu, servitore dell’Italia nell’Esercito Italiano, vittima di un tragico incidente stradale in Kosovo.
Addio Claudio.— Guido Crosetto (@GuidoCrosetto) October 24, 2023
/TV Malisheva