Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është kthyer në operim njësia B-1 e Termocentralit Kosova B (TC-B).

Në këtë njësi kanë përfunduar me sukses punimet e projektit të dilatimeve të kaldajës, ndërrimit të zbarrave të gjeneratorit elektrik, si dhe një sërë riparimesh të cilat ishin planifikuar në remontin e rregullt vjetor, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Me këtë rast, zv.kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Përparim Kabashi, me bashkëpunëtorë ka qëndruar sot në TC-B, me ç ‘rast ka përgëzuar stafin menaxhues dhe teknik, si dhe gjithë punonjësit e TC-B-së për angazhimin maksimal në përfundimin me sukses të dy projekteve kapitale,.

KEK-u thekson se me remontet e rregullta vjetore në të dy njësitë B1 dhe B2 është rritur siguria e operimit

/TV Malisheva

Share.