Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot pritet të ketë takime me përfaqësuesit më të lartë Bashkimit Evropian sikur se Josep Borell dhe liderët e shteteve kryesore të Bllokut, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Schol.
Këto takime mbahen në Bruksel në margjina të samitit të BE-së. Sipas zyrtarëve të BE-së nuk mund të përjathihet edhe një takim ndëmrjet Kurtit dhe Presidentit Aleksandar Vuçiq njëse paraprakisht bisedatr ndërmjet Krysmistrit të Kosovës dhe Presidetiti të Serbisë shkojnë sipas planfiukemve të bëra.
Këto takime e pasojnë vizitën që emisarët perëndimorë kishin pasur në të dy vendet në një përpjekje për të ringjallur procesin e dialogut pas inkursionit të fundit ushtarak, ku grupe të armatosura nga Serbi ndërmorën mbi Kosovën me 24 shtator me që rast mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
Qëllimi i kësaj nisme të “re” diplomatike mbetet detyrimi si i Serbisë ashtu edhe i Kosovës që të përkushtohen për zbatimin e Marrëveshjes bazë të Brukselit ashtu edhe asaj të Ohrit, të cilat janë pjesë e planit të njohur franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Kurse tema me nxehtë e këtyre bisedave pritet të jetë ajo për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilën si SHBA-të ashtu edhe BE-ja në vazhdimësi kanë pohuar se është obligim urgjent i shtetit të Kosovës. Detyrim ky që gjendet edhe marrëveshjen e sekuncimit në Ohër.
Mirëpo, që nga koha kur të dy liderët janë dakoruduar për këtë Marrëveshje, nuk kanë munguar interpretimet se çfarë lloj i marrëveshjes është ajo, pasi nuk ishte nënshkruar nga asnjëra palë. Dikush e kishte quajtur marrëveshje ligjërisht obliguese dhe se shteti i Kosovës ka obligime ndaj saj me vet faktin se është pajtuar për zbatimin e saj. Kurse kishte të tjerë që atë e interpretonin vetëm si deklaratë politike. Dhe se zbatimi i saj do të haste ne vështirësi, për shkak të këtij “hendikepi” politik dhe juridik.
Gjithsesi, për të shmangur këtë konfuzion Bashkimi Evropian në vazhdimësi ka qenë në kërkim të rrugëve për t’i detyruar palët që ta pranojnë këtë dokument si obligim dhe jo të mbetet vetëm në vullnetin e lirë të tyre. Sipas REL në rastin e Serbisë ishte menduar ajo të bëhet përmes “përfshirjes së Marrëveshjes në kornizën e negociatave të anëtarësimit në BE, ndërsa për Kosovën në Komisionin për Normalizim”. Me këtë rast përdorimi i këtyre mekanizmave do ta bënte më të qartë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë se procesi i integrimeve evropiane do të kalonte tërësisht nëpërmjet normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre, çfarë edhe ishte qëllimi fillestar i dialogut te lehtësuar nga BE-ja, të filluar këtu e para një dekade. Po ashtu, si Kosova edhe Serbia ishin paralajmëruar se nëse nuk sillen konform asaj që janë pajtuar mund të priten sanksione ndaj tyre.
Dihet se të dy vendet janë përfituese financiare nga ndihmat e Bashkimit Evropian nëpërmjet programeve të paraanëtarësimit. Madje shteti i Kosovës ka kohë që është vendosur nën masa sanksionuese për shkak të politikave në veri, kurse ndaj Serbisë nuk është shqiptuar as një masë e tillë edhe përkundër faktit se shihet qartë përfshirja e saj në agresionin ndaj Kosovës me 24 shator.
Në këtë drejtim, sipas të gjitha gjasave sot do të vihen në sprove të gjitha presionet politike dhe diplomatike të Bashkimit Evropian duke ua bërë të qartë palëve se çka mund t’i pret nëse nuk sillen në pajtim me detyrimet e tyre. Prandaj, me të drejtë kjo mund të quhet “Dita D” për Kosovën dhe Kryeministrin Kurti.
/TV Malisheva