Ministri i Drejtësisë i Malit të Zi, Marko Kovaç, ka refuzuar kërkesën e Kosovës për ekstradimin e shtetasit të Serbisë, Momçillo Vukotiq, 61-vjeç, i akuzuar për krime lufte mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë.
Ai është arrestuara në Mal të Zi dhe aktualisht është në paraburgim në fazën e pritjes së ekstradimit, raporton radio-televizioni i Malit të Zi (RTCG), duke cituar burime brenda ministrisë së Drejtësisë.
E gjykata e atjeshme ka vlerësuar se janë përmbushur të gjitha kushtet ligjore për ekstradim, por se ministri ka refuzuar kërkesën për ekstradim.
Ai pretendon se është shkelur neni i tretë i Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, transmeton Telegrafi.
“Në vendimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës për fillimin e hetimeve, nuk thuhet se cilat veprime dyshohet se i ka kryer Vukotiqi, të cilat janë pjesë e veprave penale, por vetëm thuhet se pas 24 vitesh është paraqitur një dëshmitar i cili e njohu fotogrtafinë e tij në një album”, thanë burimet nga Ministria.
/TV Malisheva