Para pak çasteve ka marr fund edhe takimi ndërmjet presidentit të Serbisë Aleksandër Vuciq me liderët kryesorë të shteteve evropiane sikurse, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Schol, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.
Një takim i ngjashëm ishte mbajtur pak me herët edhe Kryeministri Kurti. Ato po mbahen në margjina të samitit të BE-së. Zyrtarisht blloku i ka cilësuar si mbështetje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë këto takime . Para dy dite zëdhënësi i BE-së Peter Stano ka pohuar “takimet janë në mbështetje të kthimit në dialog dhe ky është mesazhi. Presim nga të dyja palët që menjëherë dhe pa kushte t’i kthehen përmbushjes së obligimeve nga dialogu”
Me të përfunduar takimi Kryeministri i Kosovës është larguar nga hoteli ku ai ishte zhvilluar, pa dhënë informacione para gazetareve. As Presidenti i Serbisë nuk është deklaruar para mediave. Po ashtu edhe liderët evropianë deri më tani nuk kanë pranuar të flasin. Prandaj, nuk dihet ende se çka është biseduar a është vendosur në këtë takim të nivelit të lartë të BE-së.
/TV Malisheva