Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka përgëzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për pranimin e propozimit të BE-së për avancim drejt zgjidhjes së çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Por vet Kurti as dikush nga kabineti i tij nuk ka dhënë ndonjë detaj nga takimi.

Ndaj këtij veprimi të Qeverisë Kurti ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Ajo ka pyetur qeverinë se “A e din çka është transparenca?”.

Tutje, Bajrami ka ironizuar duke thënë se i kupton se iu duhet kreativitet për të treguar se çfarë kanë pranuar në Bruksel.

/TV Malisheva

Share.