Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se shteti as nuk bëhet as mbahet me eufori e drama politike.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka folur lidhur me largimin e paraburgimit automatik nga Ministria e Drejtëisë.

“A ju kujtohet, në dhjetor 2022, kur Ministrja Haxhiu më pat thënë “po i mbështet dhunuesit”, sepse pata argumentuar LIGJËRISHT që paraburgimi NUK GUXON të jetë automatik, me që është kundër Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut? Eh, e paskan hequr paraburgimin automatik. Atë që sipas Ministres asokohe ishte “mbrojtje e dhunuesve”, i paska ‘dalur’ sikurse i thoja unë”.

“E paskan shkruar në arsyetim: është hequr sepse është vlerësuar i panevojshëm. I panevojshëm!!! Gjithë ajo gjuhë e ulët, joprofesionale (thënë më së buti), për diçka që sot e quajnë “të panevojshme”. Arsyetimi qesharak? PO. Ofendimet e atëhershme banale? PO. Prandaj HESHTJA nuk duhet të jetë KURRË opsion karshi popullizmit e mosdijes. Në fund, secili mbetet peng i fjalëve të veta. Shteti as nuk bëhet as mbahet me eufori e drama politike”, ka thënë Kica-Xhelili.

/TV Malisheva

Share.