Pas takimit në Bruksel për media është deklaruar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në konferencën për media, Vuçiq ka theksuar se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB apo pavarësinë e Kosovës.
“Ne shprehëm besimin tonë në letrën që nënshkruam në Beograd më 21 tetor se është një bazë e mirë për të vazhduar punën në të ardhmen e vetmja rezervë, ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në OKB, pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq pas takimit.
Ndërkohë u shpreh se Beogradi është plotësisht i përgatitur për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
/TV Malisheva