Ismail Dibrani është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK).
Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të premten.
Dibrani kishte dalë më i votuari në konkursin e shpallur nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ai që nga prilli i këtij viti ishte ushtrues i detyrës së drejtorit të ShKK-së ndërsa para se të bëhej UD kishte mbajtur pozitën e drejtorit në Burgun e Dubravës.
/TV Malisheva