Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas deklaratë së përbashkët të Scholz, Macron dhe Meloni ku kërkojnë nga Serbia që ta japë njohjen “de-facto”.

Ajo ka thënë se s’duhet harruar dy fakte, që zbatimi vullnetar i “njohjes-defacto” nuk ndodh pa e hequr Serbia nga Kushtetuta Kosovën dhe se njohja de-facto nuk është kundërvlerë për modelin e Asociacionit.

Ish-kryediplomatja ka bërë një paralajmërim, duke thënë se në bazë të një rendi të tillë logjik, disa vite më vonë dialogu do të devijojë duke këmbyer njohjen e plotë diplomatike me ndarjen e veriut të Kosovës.

Reagimi i plotë:

Dy fakte duhet të mos i harrojmë:

1. Zbatimi vullnetar i ‘Njohjes Defakto’ nuk ndodhë pa u hequr Kosova nga Kushtetuta e Serbisë;

2. ‘Njohja defakto’ NUK është kundërvlerë për model të ri Asociacioni (ndryshe nga ekzistuesi i komunave të Kosovës).

🚨Prandaj sipas këtij rendi logjik, disa vite më vonë dialogu do të devijojë duke këmbyer Njohjen e plotë Diplomatike me ndarjen e veriut të Kosovës!!

/TV Malisheva

Share.