Ehat Miftaraj nga IKD ka komentuar qëndrimin e përbashkët të Scholz, Macron dhe Meloni që Kosova të nis themelimin e Asociacionit në këmbim të njohjes de-facto. Miftaraj ka thënë se këtë fitore Kosova ka mundur ta kishte në xhep qysh në vitin 2020.
Ai thotë se katër vite kanë shkuar dëm për të arritur në të njëjtin destinacion.
Megjithatë Miftaraj thotë se tashmë s’ka dyshime Albin Kurti dhe Besnik Bislimi e kanë pranua publikisht themelimin e Asociacionit. Ai thotë se mirë që e pranuar një të vërtetë që të gjithë e kanë ditur, por që Kurti e Bislimi s’kanë pasur guxim të pranojnë.
Reagimi i plotë:
Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kanë kërkuar që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga ndërkombëtarët më 21 tetor dhe që Serbia të jetësojë njohjen de-facto.
Kete fitore Kosova ka mundur ta kishte ne xhep edhe ne 2020, 2021 dhe 2022.
Kater vite te shkuara dëm per te arritur ne te njejtin destinacion.
Se paku me ska dyshime se Albin Kurti dhe Besnik Bislimi e pranuan ne menyre publike dhe pa akuivoke themelimin e Asociacionit. Dhe mire qe e pranuan nje te vertete te cilen te gjithe e kane ditur, por qe skane pasur guxim ta pranojnë.
/TV Malisheva