Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha sot se janë bërë një javë prej kur është bërë dorëzimi i draftit të statutit të Asociacionit nga pesëshja evropiane te kryeministri Albin Kurti.

“Që nga ajo ditë Kosova dhe populli i Kosovës janë në terr të plotë informativ”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku shkruan se rëndësi ka të kuptojmë atë që duhej ta kuptonim një dekadë më parë, se obligimet ndërkombëtare nuk kanë alternativë.

Kryetari i LDK-së, fton institucionet e vendit të shpalosin draftin e pranuar publikisht para qytetarëve tanë si dhe kërkon nga kryeministri ta prezantojë atë draft në Kuvend.

Lexoni të plotë postimin e kryetarit të LDK-së:

/TV Malisheva

 

Share.