Nën organizimin e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, të shtunën në Prishtinë është mbajtur marsh protestues në mbështetje të Palestinës.

“Izraeli është shtet fashist”, “50 mijë gra shtatzëna jetojnë nën bombardime”, “Qeveri ndrysho qëndrimin pro-gjenocidal” dhe “Të bombardosh fëmijë nuk është vetëmbrojtje”, ishin disa nga mesazhet e protestuesve.

Ky është marshi i dytë që organizohet brenda një jave në Prishtinë në solidaritet me Palestinën. Gjatë mbrëmjes së djeshme një grup qytetarësh në mënyrë të organizuar ngritën flamujt e Palestinës edhe në qendër të qytetit të Prizrenit.

Izraeli është zotuar se do ta zhdukë Hamasin, grup që kreu sulme në jug të Izraelit më 7 tetor. Deri më tani, si pasojë e dhunës mbi 7.300 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës dhe mbi 1.400 izraelitë.

/TV Malisheva

Share.