Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ditën e shtunë në Prizren.
Policia bën të ditur se persona të panjohur kanë vjedhur para dhe sasi ari në një shtëpi.
“Ankuesi mashkull nga Kosova ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë tij, duke demoluar gjësende kanë dëmtuar edhe dyert e objektit, si dhe i kanë vjedhur një shumë parash, një orë dore, e dyshohet edhe për një sasi ari”.
Rasti është në procedurë hetimore.
/TV Malisheva