Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në magjistralen Deçan-Pejë, konkretisht në fshatin Raushiq.

Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime. Kështu ka bërë të ditur për zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 07:00 policia ka pranuar informatën për një aksident në fshatin Raushiq. Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident dhe për pasojë katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në emergjencë për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente të policisë dhe hetuesisë për të parë se cilët kanë qenë shkaktarët që kanë quar deri tek ky aksident.

/TV Malisheva

 

Share.