Mesut Ozil ka vendosur të largohet nga Arsenali para fundit të kontratës së tij në vitin 2021.
Mesfushori turko-gjerman dëshiron që të largohet nga Londra këtë afat kalimtar veror dhe ai ka vendosur për klubin e tij të ri.
31-vjeçari dëshiron transferimin në elitën e futbollit turk ku i ka dhënë fjalën gjigantit nga Stambolli, Fenerbahce.
Ozil është pajtuar për një kalim te klubi turk dhe këtë e ka konfirmuar gazeta FotoMac.
Tani i mbetet Fenerbahces të gjejë zgjedhjen për transferimin e mundshëm të Ozilit nga Arsenali.
Topçinjtë janë gati të lejojnë largimin e tij nga Londra pasi paga e tij vjetore është mbi 15 milionë euro.
Gjithsesi Arsenal synon që të fitojë diçka nga shitja e Ozil, por besohet se kjo shumë do të jetë më e ulët se 20 milionë euro.
Në rast transferimi te Fenerbahce, Ozil do të jetë shok skuadre me reprezentuesin kosovar Vedat Muriqin i cili do ta kishte një asistues fantastik mbrapa vetës. /Tv Malisheva