Greva e minatorëve në minierën e “Trepçës” po vazhdon edhe sot, ku 37 prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore, derisa 7 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahaim Jonuzi, i cili foli edhe për gjendjen atje.

“Situata në minierë është katastrofale”, është shprehur ai.

Kujtojmë se sot është dita e gjashtë e grevës, ndërkaq dje kanë pasur takim edhe me të deleguarit nga qeveria.

Ndryshe, sot ata kanë marrë mbështetje edhe nga minatorët e ShBA-së, ku kanë kërkuar që të plotësohen kërkesat e tyre.

/TV Malisheva

Share.