Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin që Qeveria e Kosovës po injoron grevën e minatorëve të Trepçës.

Haradinaj tha se nuk e po kupton indiferencën e kryeministrit Albin Kurtit, që “nuk po gjen pesë minuta” të shkojë e të bisedojë me minatorët në lidhje me kërkesat e tyre.

“Është një lloj harrese për grevën e minatorëve, është një grevë bukur e rëndë. Ata janë në horizont atje të mbyllur, gjendja e tyre shëndetësore po keqësohet. Nuk e po kuptoj këtë indiferencën e Kurtit. Nuk i gjen pesë minuta atje të ulet e të bisedoj me ta, me pa se çka i kanë kërkesat. Nuk besoj që ata kanë kërkesa maksimaliste, më sa kam parë unë kërkesat e tyre janë minimaliste janë të realizueshme. Duhet me bërë këtë se është edhe respekt, minatorët nuk janë veç minatorë, ju e dini janë heronjtë tanë. Luanët e nëntokës, është interes i të gjithëve Trepça. Pra Kurti nuk duhet që të sillet me indiferencë”.

Haradinaj tha se sa ka qenë ai kryeministër ka zhvilluar një dialog të vazhdueshme me minatorët. “Bile ka qenë edhe ideja ime që kryetari i Sindikatës së Minatorëve me qenë anëtar i Bordit të ‘Trepçës’. Në atë kohë, kushdo që është zgjedhur kryetar i Sindikatës ka qenë anëtar i Bordit. Sepse unë ka dashur që punëtorët me qenë të përfaqësuar si aksionar. Pra në vendimmarrje për ‘Trepçën’ mos me mujt me i marr vendimet edhe prezencën e sindikatës”.

“I kemi kryer disa çështje të hapura të mbetura. Mënyra më e mirë do të ishte investimi në Trepçë, jo vetëm përkujdesja për paga por me investu në teknologji, me gjeneru Trepçën, krejtësisht në një kompani të teknologjisë së re, të nxjerrjes së xehes, përpunimit të xehes, të nxjerrjes së produkteve finale”.

“Në dikur më herët e vlerësojshim rreth 140 milion. Me pru edhe një investitor po jo me i shitur aksionet, por me e pru një investitor në Kosovë që ka ekspertizë me ia ngritë vlerën, edhe mundësisht me punësu edhe mijëra të tjerë minatorë. Mirëpo deri sa nuk arrijmë atje e tash janë hequr pengesat, se kur është bërë statuti i Trepçës është hequr çdo pengesë për investime. Që atëherë për fat të ke nuk ka investime në Trepçë. Na vetëm po shkojmë atje po e mbijetojmë Trepçën, mendoj që më mirë ishte që të bëhen investime në Trepçë”.

Haradinaj flet edhe për situatën në Mitrovicë dhe komunat veriore, ku mendon se duhet të ketë më shumë investime nga Qeveria.

“Unë shkoj në Mitrovicë kohë pas kohe e këto ditë kam shkuar më shpesh sepse është atje zona që na dhemb më së shumti realisht Mitrovica. Bisedë me kolegët e mi atje, me kryetarin zotëri Qazim Nimani të Aleancës, me Hasan Isufin e me kolegë të tjerë i diskutojmë krejt temat. Po kemi shkuar edhe në komunë me kryetarin e komunës, zotëri Hamza që e kam edhe ish-koleg e tash kryetar komune. I kemi biseduar krejt shqetësimet, realisht duhet me bë kujdes ne asaj zone, duhet me investuar edhe në Mitrovicën Jugut, po edhe në gjitha zonat përpjetë për të gjithë. Shqiptarët nuk jetojnë vetëm në jug, por edhe në veri”, shprehet kryetari i AAK-së.

/TV Malisheva

Share.