Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla ka reaguar rreth lejes për lëvizje që i është dhënë politikanit serb në Kosovë, Aleksandër Jabllanoviq. Syla ka thënë se pushteti aktual në Kosovë i ka dhënë leje dikujt për shkarkimin e së cilit dikur protestuan.

Syla ka shkruar ish ministri Jabllanoviq, diku ka ofenduar nënat gjakovare, dhe sot i është dhënë leje për qarkullim në Kosovë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Dikur e kallen Kosovën me e shkarku Jabllanoviqin, e sot i paskan dhanë leje për me u shëtit në tërë Kosovën lirisht. A keni yftyrë o njerëz? Turpi ju mbuloft. Këtë nuk ua kishte borxh ky popull”, ka shkruar ai./Tv Malisheva

Share.