Një situatë e dhimbshme. Dy palët kanë marrë qëndrime radikale dhe as që flasin mes vete. Ky sindrom i mos-komunikimit që e shofim edhe në politikë, po shfaqet edhe tek segmente tjera. Problemi në Trepçë është biznesor dhe ekonomik, por tani duket se edhe po politizohet.

Në esencë ky është një problem struktural për shkak se qeveria nuk duhet të menaxhoj ndërmarrje se menaxhimi i ndërmarrjeve dhe bizneseve të suksesshme nuk është funksion dhe detyrë e sektorit publik, por është i sektorit privat.

Problemi kryesor me Trepçën, Postën, KEK dhe ndërmarrjet tjera është struktura e tyre menaxhuese. Qeveria e majtë aktuale është bërë viktimë e politikave të saja anti privatizim dhe ndosnjëherë anti sektor-privat. ‘Do e ndalim privatizimin’ ishte matra. Mesiguri që modeli i pravizimit të mëhershëm në Kosovë len shumë për të dëshiruar për shkak se kryesisht kanë përiftuar individët e lidhur me politikën e jo ekonomia. Por kjo nuk nënkupton që prizatizimi është model i keq. Qeveria aktuale do të duhej të vazhdoj privarizmin por të bëjë më mirë nëse mundet.

Trepça i ka rezervat e saja minerale por është një monstrum që po gëlltitë paranë publike me dekada dhe nuk po ja shofim hajrin. Më shumë duket një organizatë humanitare që punëson persona për arsye sociale sesa një biznes i rrjedhshëm. Nuk ka logjikë e as aresyeshmëri që kjo ndërmarrje të menaxhohet nga qeveria. Nuk ka sens ekonomik. Kjo nuk do të thotë që duhet ta ‘falim’. Ka modele të shuma si mund ta rregullosh. Mund ta delegosh menaxhimin apo të privatizosh pjesërsiht ku menaxhimi bëhet nga sektorit privat.

Por tash kjo që ndodhë nuk është në rregull. Nuk e kanë fajin këtu asnjëra palë.. Ata janë bërë mjet i strukturës dhe sistemit të gabuar që është instaluar me dekada. Ndoshta edhe po politizohen nga politika. Përderisa vazhdon kështu, do të kemi probleme e pak përfitime. Mënyra e duhur për të pasur zgjidhje të qëndurueshme afatgjate dhe arsyeshmëri biznesore dhe ekonomike është të ndryshoj modeli.

Deri atëherë duhet të ndalohet përshkallëzimi i situatës. Palët duhet të bisdojnë mes vete pa kushte. Shëndeti i minatorëve duhet të ruhet por edhe minatorët nuk duhet të vendosin kushte pa justifikime sikur ‘duhet të jep dorëheqje ky apo ai’ për shkak se ata nuk janë përgjegjës për këtë. Rasti duket se po politizohet dhe kjo është tragjike për shkak se vetëm njerëzit e thjesht dhe të pafajshëm do i bartin pasojat.

Për momentin, grava duhet të ndërpritet dhe të filloj një dialog. Pastaj duhet urgjentisht të shiqohet arsyeshmëria biznesore dhe ekonomike dhe të ri-strukturohet modeli. Përndryshe, kjo dhe shumë ndërmarrje tjera do të vazhdojnë të gryejnë buxhetin publik pa pasur përfitime por kryesisht probleme dhe sfida prej tyre. Ndërmarrjet publike nuk janë organizata humintare por biznesore që duhet të gjenerojnë profit dhe dobi socio-ekonomike.

/TV Malisheva

Share.