Një person është vrarë me armë zjarri pasditen e së dielës në Vushtrri, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Lajmi është bërë i ditur për Gazetën Insajderi nga Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve ” Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jeten një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur”, ka thënë ai.

Zahiti ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona dhe është konfiskuar një armë zjarri.

Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore.

/TV Malisheva

Share.