Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka folur rreth takimeve që janë mbajtur javën e kaluar në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ku morën pjesë kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, qëllimi i këtyre takimeve ishte për të avancuar drejt zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit.

“E mirëpres që të dy liderët treguan gatishmëri për zbatimin e Marrëveshjes, megjithëse nuk arritën të bien dakord për modalitetet”, tha Lajçak.

Ai tregoi se palët patën pyetje rreth propozimit evropian për statutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Shpresoj se do të jemi në gjendje të sqarojmë pyetjet dhe shqetësimet e hapura në javët në vijim. Statuti ynë propozon një mënyrë moderne evropiane për të trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane dhe nuk i kalon kufijtë e kuq të Palëve siç janë përcaktuar më parë”, theksoi ai.

Aty morën pjesë edhe kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, presidenti i Francës Emmanuel Macron, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell dhe presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel.

/TV Malisheva

Share.