Bankat e Kosovës kanë dërguar në një mënyrë a tjetër mbi 400 milionë euro jashtë shtetit.
“Ato, në vend me iu dhanë kredi bizneseve kosovare, janë duke iu dhanë kredi bankave e bizneseve të Evropës.
Pra, po i marrin paret tona e po i degdisin jashtë, duke i rrezikuar ato në një treg ku nuk i kontrollon askush, pra as Banka Qendrore e Kosovës.
Kështu, pos që varfërohet Kosova, rrezikohen direkt edhe depozitat tona në banka. E për ato depozita nuk po paguajnë thuajse asgjë.
Pra, po i marrin paret tona qyl e po i investojnë dikah tjetër, duke ia tërhequr paret një vendi që ka nevojë jetike per to”- kështu është shprehur Viktor Buzhala në facebook.
/TV Malisheva