Detaje të reja vazhdojnë të dalin në pah edhe pse kanë kaluar më shumë se një muaj që nga sulmi terrorist që u regjistrua në fshatin Banjskë të Komunës së Zvecanit.

Ishin orët e para të datës 24 shtator kur, një njësi policore e cila ishte në patrullim në fshatin Zveçan njoftoi se dy kamionë ishin vendosur në urën që të qon drejtë brendësisë së fshatit Banjskë në të cilin gjenden dhjetëra shtëpi.

Rreshteri policor Afrim Bunjaku së bashku me dy policë e kolegë të tij i ishin përgjigjur rastit, me ç’rast deri sa ishte afruar te kamionët e vendosur për të parë se çfarë po ndodhte një granatë kundër këmbësorisë me telekomandë kishte shpërthyer.

Rreshteri Bunjaku ishte tërhequr nga kolegët e tij ndërsa Drejtori i Policisë Gazmend Hoxha në një intervistë në Kallxo Pernime tregoi momente kur një helmet e një polici e madje edhe një çantë me bukën të cilën e kishte me vete rreshteri ishin gjetur brenda Manastirit të Banjskës.

“Policët tanë, kur është vra rreshteri jonë, një çantë e rreshterit një helmet fatkeqësisht edhe ushqimin që e kanë pas atje kanë arrit me hjek prej atje, ne e kemi gjet një nga helmetën e policit tonë që është plagosur brenda manastirit”- tha drejtori Hoxha gjatë intervistës.

/TV Malisheva

Share.