Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Pas përfundimit të saj shefat e grupeve parlamentare kane njoftuar se ky trup ka vendosur që këtë javë Kuvendi do ti ketë dy seanca. E para që do mbahet të enjten e cila do t’i trajtojë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.
Kurse ditën e premte pike e parë e rendit të ditës do të jetë raportimit i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti para deputetëve për takimet që ka zhvilluar në kuadër të dialogut në Bruksel si dhe pajtimin e tij për ta themeluar Asociacionin e komunave me shumice serbe.
Opozita e ka kritikuar shpërfilljen që i pari i qeverisë i ka bërë Kuvendit lidhur me këtë temë. Shefi Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, ka deklaruar para mediave se kjo qasje i ngjason atyre të monarkëve absolut e jo drejtueseve qeveritar në një shtet kushtetues dhe demokratik.
/TV Malisheva