Hetuesit e Dhomave të Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, që nga mëngjesi, ende janë duke vazhduar bastisjen në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.
Nga pamjet, pranë shtëpisë së tij shihen patrulla të policisë së Kosovës e të EULEX-it.
Avokati i Smakajt, Artan Qerkini nuk ka dhënë detaje se për çka bëhet fjalë, vetëm ka konfirmuar se ka pranuar një urdhër nga Gjykata Speciale për një bastisje të tillë.
Përveç vendbanimit të Smakajt, është bastisur edhe banesa e ish-këshilltarit tjetër të Thaçit, Blerim Shala.
/TV Malisheva